Shfaqjet Teatrale

Nis procesi krijues i shfaqjes “Fefu dhe shoqet e saj”

14 Shkurt, 2023

13.02.2023

Nis procesi krijues i shfaqjes “Fefu dhe shoqet e saj”

Trupa Artistike Rezidente e Artpolis së bashku me regjisoren Arlinda Morina – Liki, më 13 shkurt, 2023 filluan procesin krijues dhe provat e shfaqjes “Fefu dhe shoqet e saj”.

“Fefu dhe shoqet e saj”, me autorë Jules Aaron dhe Maria Irene Fornes, është një shfaqje që zhvillohet në New England në pranverë të vitit 1935. Rrëfimi e përcjellë publikun përgjatë një dite të mahnitshme duke filluar nga mesdita dhe duke përfunduar në mbrëmje.

Shfaqja paraqet gratë që ndërveprojnë me njëra-tjetrën, dhe i ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre për jetën dhe sfidat personale, përfshirë dhe brengat shoqërore. Autorja i portretizon këto personazhe si gra të vërteta, në stilin e saj dramaturgjik të realizmit në vendndodhje, personazhe dhe situata.

Veprimet e shfaqjes paraqesin sfidat ditore të grave rreth pushtetit, në një shoqëri të dominuar nga burrat. Sipas Robert Wilson, Fefu dhe shoqet e saj “i sfidon mendimet tona mbi jetën”.

Kjo shfaqje përkrahet nga cfd.

#artpolis #cfd #art #community #center

You may also like