Artpolis

Një Miliard në Këmbë të Ngritur/a në Revolucion 2018 – Gjilan

ÇOHU! REZISTO! BASHKOHU! Çdo vit në muajin shkurt në gjithë botën organizohet fushata One Billion Rising duke e shprehur zemërimin, solidaritetin, vallëzimin si protestë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Sipas statistikave, një në tri gra në planet dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë NJË MILIARD VAJZA DHE GRA. Me datë 23 Shkurt 2018 kjo fushatë u organizua edhe në komunën e Gjilanit, përballë Teatrit të Qytetit. Shumë qytetar/e e shijuan magjinë e vallëzimit, këngës dhe u bashkangjiten në revoltën që e dënon çdi lloj dhune në baza gjinore.

Nikoqire e këtij organizimi është Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis në bashkëpunim me organizata dhe aktivist/e: Rrjeti i Grave të Kosovë; KVRL – Gjilan; Programi për Studime Gjinore; Cel Kosovo; Kosovar Youth Council – KYC; PEN – Peer Educators Network ; Qendra Kosovare për Studime Gjinore; ECMI Kosovo; ORCA.

diellza

0Shares