Aktivitetet Aktivizëm Iniciativat

Një Miliard në Këmbë të Ngritur/a në Revolucion

19 Mars, 2018

Kampanja globale Një Miliard në Këmbë, edhe këtë 14 shkurt u shënua në sheshin e kryeqytetit. Sheshi Nëna Terezë dukej përplot ngjyra, atmosferë feste, muzikë, vallëzim e mbi të gjitha me shumë mesazhe vetëdijësuese të cilat i thonin JO dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Nikoqire e këtij organizimi qe Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis në bashkëpunim me: Rrjetin e Grave të Kosovës, Programin për Studime Gjinore nga Universiteti Publik, Cel Kosovo, Kosovar Youth Council – KYC, PEN – Peer Educators Network, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, ECMI, KIPRED dhe ORCA dhe aktivist/e, të cilët/at së bashku e shfaqën revoltën e tyre në mënyrë artistike duke e dënuar dhunën ndaj grave/vajzave.

Po ashtu, aktivistet/aktivistët dhe vullnetarët/et sollën koreografinë globale të One Billion Rising duke e bërë sheshin të parezistueshëm për qytetarët/et, të cilët nuk hamendësuan që të bashkoheshin. Vallëzimi bashkoi të gjithë ata/ato që e dënonin dhunën ndaj grave dhe vajzave.

 

You may also like