Aktivitetet Aktivizëm Iniciativat

OBR 2017 – Një Miliard në Këmbë – Kundër shfrytëzimit të grave!

7 Shkurt, 2017

ÇOHU! REBELOHU! BASHKOHU!

Me 14 shkurt 2017, në gjithë botën organizohet fushata One Billion Rising, si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë NJË MILIARD GRA DHE VAJZA.

2015-02-23-photoessay27

Çdo shkurt ne ngritemi në qindra vende të botës, për t’i treguar komuniteteve tona lokale dhe botës se si duken NJË MILIARD GRA DHE VAJZA, si dhe për të hedhur dritë mbi mosndëshkimet dhe padrejtësitë me të cilat të mbijetuarat çdo ditë përballen.

1888637_1948140621994054_2039690201_n

Ne ngritemi përmes vallëzimit për të shprehur gëzimin dhe komunitetin dhe për të festuar faktin se ne nuk jemi të mposhtura nga kjo dhunë. Ne ngritemi që të tregojmë se jemi të vendosura për të krijuar një lloj të ri të vetëdijes – atë ku dhuna do të rezistohet deri sa të jetë e paparamendueshme.

 

KËTË VIT, NE PO NGRITEMI NË SOLIDARITET KUNDËR SHFRYTËZIMIT TË GRAVE.

Nikoqir i këtij organizimi është Qendra për art dhe komunitet- Artpolis në bashkëpunim me këto organizata:

Cel Kosovo

Kosovar Youth Council – KYC (Këshilli Rinor Kosovar)

PEN – Peer Educators Network

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

Qendra Kosovare për Studime Gjinore

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)

You may also like