Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
27.03.2024
Më 27 mars, 2024 u shfaq repriza e shfaqjes “Pa Limit” në shkollën fillore të mesme të ulët ”Tefik Çanga”, me aktore/ë nga grupi i personave me aftësi të veçanta. Ata me guxim dhe thjeshtësi ndanë pjesë nga jeta e tyre, duke shkaktuar emocione të forta te audiencat me kreativitetin e tyre.
Mesazhi që përcjelli shfaqja është që të gjithë, pavarësisht prej nevojave të tyre, mund të krijojnë, të punojnë dhe të jetojnë vetëm. Projekti u mbyll me duartrokitje prej empatie, duke e bërë këtë moment të jashtëzakonshëm për të gjithë.
Aftësitë e tyre kreative u shfaqën edhe pas shfaqjes, duke na lejuar të shohim krijimet e tyre artistike, duke përfshirë poezi, këngë, piktura dhe punime prej argjile dhe druri. Pjesëmarrësit u shprehën të lumtur për pjesëmarrjen e tyre dhe për mundësitë e reja për përfshirje shoqërore.
Artistët pjesëmarrës ishin: Fahri Krasniqi, Afërdita Haxholli, Albin Salihi, Festina Ibishi, Trimor Idrizi, Fortesë Vishesella dhe Blerina Krasniqi.
Shfaqja u realizua nga Artpolis me mbështetjen e Fondacionit Joseph Handleman “I Believe in You”, Frieda, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Handikos, Komuna e Ferizajit dhe SHFMU “Tefik Çanga” – Ferizaj.