Aktivitetet Panelet e Diskutimit

Panel diskutimi: “Adresimi i ngacmimeve seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë”

18 Nëntor, 2019

31 tetor, 2019 – Gjilan

Në vazhdim të punëtorisë dy ditore të mbajtur në Gjilan javë më parë me po të njëjtën temë u mbajt edhe paneli diskutues “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë” në universitetin “Kadri Zeka”, Gjilan, me datën 31.10.2019.

Me panelistet, eksperte të trajtimit të kësaj teme u vunë në pah shumë çështje. U diskutua mbi rregulloren e brendshme të Universitetit për të adresuar ngacmimet seksuale, rastet të cilat janë adresuar dhe trajtimi i tyre nga organet përgjegjëse, sfidat e studenteve për të lajmëruar rastet, aksionet simbolike të studentëve/eve dhe shoqërisë civile për të mos u heshtur kjo dukuri, po ashtu u diskutuan edhe performansat, punëtoritë dhe të gjeturat nga raporti i Artpolisit mbi ngacmimet seksuale përbrenda universiteteve publike.

Publiku që ishte prezent, i përbërë nga studentet/ët e universitetit “Kadri Zeka” ishte mjaft aktiv dhe kontribuoi në diskutimin në panel me pyetjet dhe elaborimin e mendimeve.

Paneliste: Nita Luci, Luljeta Demolli, Diellza Bezera; Moderatore: Liridona Sijarina

Ky panel diskutimi është implementuar nga Artpolis dhe mbështetur nga organizata jo-qeveritare CFD/Zvicër nën kornizën e projektit “Së bashku dhe në mënyrë kreative kundër dhunës në baza gjinore”.

You may also like