Aktivitetet Panelet e Diskutimit

Paneli diskutues në Veriun e Mitrovicës – “Ngacmimet seksuale në hapësirat publike – legjendë urbane apo realitet”

29 Nëntor, 2018

Me 21 shtator, 2018 Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi panelin diskutues “Ngacmimi seksuale në hapësirat publike – legjendë urban apo realitet”.
Ky diskutim është mbajtur në Veriun e Mitrovicës, saktësisht në qendrën social Mitrovica Social Club, ndërsa kanë qenë të pranishëm rreth 20 pjesëtarë të shoqrisë civile.

Tema kryesore e këtij paneli diskutues ka qenë ngacmimi seksual në hapësirat publike, ndërsa paralelisht është përndjekur nga pyetjet e ngritura për rolin e patriarkatit, njëherësh edhe për rolin e grave dhe burrave karshi ngacmimit seksual.

Nga ky panel diskutues janë nxjerr disa mësime të vlefshme, si: informacione nga sfondi psikologjik mbi ngacmimin seksual në hapësirat publike – nga këndvështrimi i viktimës si dhe nga perspektiva e dhunuesit, imazhi i përgjithshëm në lidhje me ngacmimet seksuale në hapësirat publike nga Veriu i Kosovës, dhe më e rëndësishmja nga të gjitha është vlerësuar se hapësirat publike janë lokacione potenciale për të ndodhur ngacmim seksual.

Panelistet e këtij diskutimi ishin: Tijana Obradović e diplomuar në psikologji, Ivana Vanovac gazetare dhe udhëheqëse e seksionit për politika praktike në OJQ Aktiv.

Ky aktivitet është mundësuar si rezultat i dy projekteve të implementuara nga Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis dhe NDAL / STOP – Bashkërisht dhe kreativisht kundër dhunës në baza gjinore, përkrahur nga CFD dhe Të rinjët dhe Komuniteti kreativisht adovokojnë për adresimin e dhunës në baza gjinore, përkrahur nga UNFPA.

You may also like