Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
12.11.2022
Të shtunën, me datë 12 nëntor 2022, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, është mbajtur mbrëmja poetike “Par Fumé”.
Kjo mbrëmje u organizua nga aktorët Armend Zeqiri dhe Florist Bajgora.
Poezi të përzgjedhura nga autore gra, për gratë, kanë sjellë emocion e përjetim tek të pranishmit, të cilët nuk ishin aty vetëm për të dëgjuar. Në bazë të një përzgjedhje të rastësishme poezitë morën zë dhe formë nga audienca, sepse ishin ata që lexuan pjesën më të madhe të poezive.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të Fondit për Art Feminist të Artpolis përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkë-financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.