Artpolis

Performanca “A je çikë, a djalë?!”

06.03.2021

Krahas aktiviteteve tjera Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi në Teatrin Oda edhe performancën “A je çikë, a djalë?!”, duke shënuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Të drejtat shoqërore, ekonomike e politike për gratë, me theks të veçantë për grate queer por jo vetëm, janë bazë për një shoqëri demokratike.

Përmes shfaqjes “A je çikë, a djalë?!” dhe performancës shumë emocionale të artistëve, publiku u bashkua në dhimbjen, urrejtjen, dashurinë, zhgënjimin që komuniteti LGBTQI+ e përjeton, për shkak të mospranimit të tyre në shoqëri si njerëz me preferenca të ndryshme seksuale dhe shprehje te ndryshme te identiteteve gjinore.

Performanca “A JE ÇIKË, A DJALË!?… ishte premierë në FemArt, produksioni ARTPOLIS.

Regjia: Arlinda Morina;
Autore: Uresa Ahmeti;
Kostumografe: Plasticllori;
Videograf: Rron Ismajli;
Aktore/ë: Hajat Toçilla; Diva; Agatha Bones; Vjeshta;
Asistente e regjisë: Qëndresa Loki.

Ky aktivitet u implementua nga Artpolis dhe u mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër.

Foto Galeri

0Shares