Punëtoritë Shfaqjet Teatrale

Performanca “A je çikë, a djalë!?

4 Mars, 2021

04.03.2021

Performanca “A je çikë, a djalë!?

Një djalë dëshiron të duket si vajzë. Si ta shprehë dëshirën e të mos paragjykohet dhe të mos rrahet?! Si ta njohim veten duke qëndruar të mbyllur, të fshehur?! Të vazhdojmë ta deformojmë identitetin, përceptimin për veten e të krijojmë një përbindësh të brendshëm?!


Duam të jetojmë, të frymojmë, të punojmë, të këndojmë, të qeshim e qajmë si të gjithë!
Me performancën “A je çika, a djalë?!” përmes muzikës, tregimeve dhe lëvizjeve skenike do të përjetojmë së bashku dashurinë, intrigën, urrejtjen dhe dhimbjet e provuara komuniteti LGBTI+ nga të tjerët që mendojnë se të jesh ndryshe është gabim.

PERFORMANCË “A JE ÇIKË, A DJALË!?… e cila ishte premierë në FemArt, produksioni ARTPOLIS.Regjia: Arlinda Morina;
Autore: Uresa Ahmeti;
Kostumografe: Plasticllori;
Videograf: Rron Ismajli;
Aktore/ë: Hajat Toçilla; Diva; Agatha Bones; Vjeshta;


Asistente e regjisë: Qëndresa Loki.Ky aktivitet implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo.

You may also like