Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, performancën Forum Teatër “Stiigma – Kërko të drejtën tënde”në teatrin “Hadi Shehu” në komunën e Gjakovës.
Performanca trajton një temë të ndjeshme kolektive, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale. Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një truamë kolektive që ka pëlotur burra, gra dhe fëmijë, që ka gjujnëzu një komunitet,dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjitha ata/ato të cilat bashkjetojnë me këtë ngjarje.
Shfaqja arriti të mbledhë një publik divers, qindra mysafirë, si nga shoqëria civile, përfaqësues nga institucionet, aktivist/e dhe nxënës të cilët mundësuan të krijohet një forum interaktiv në fund të performancës.
Shumë komente, pyetje dhe kundërshti për rolin e antagonistit dëgjoheshin gjithandej në teatër, ndërsa përkrahje dhe kurajo për të mbijetuarën e dhunës seksuale, njëherësh dhe çitin e ri të cilët po mbronin dashurinë e tyre duke e luftuar mentalitetin paragjykues.
Regjisor dhe Moderator i diskutimeve: Lulzim Bucolli
Aktor/e: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.
Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit.