Punëtoritë

Përfundojnë sesionet informuese për projektin multietnik me të rinj

20 Mars, 2024

19.03.2024

Më 19 mars, ekipi i Artpolis zhvilloi sesionin e fundit informativ të projektit: “Inclusion, Involvement and Joint Creation among Youth from Diverse Ethnic Backgrounds”. Sesioni u mbajt në Komunën e Mitrovicës Veriore me të rinj dhe të reja nga komuniteti serb.

Nxënësit e shkollave të mesme dhe universitetet morën pjesë në sesionin informues, i cili u karakterizua nga natyra e tij gjithëpërfshirëse, duke nxitur kështu një mjedis harmonik. Ekipi nga Artpolis ndau njohuri mbi hapat e projektit dhe ftoi të pranishmit të përfshiheshin.

Ky projekt synon të bashkojë të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike dhe të promovojë dialogun ndëretnik dhe ndërkulturor në ndërtimin e besimit përmes përdorimit të artit si mjet. Artistët dhe aktivistët e rinj do të përdorin artin për të ndarë narrativat ndëretnike dhe ndërkulturore, duke inkurajuar të menduarit kritik dhe një ndryshim në mentalitet.

Përmes edukimit joformal dhe shfaqjeve teatrore, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndërlidhen me njëri-tjetrin dhe të diskutojnë çështje të rëndësishme në një hapësirë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

Projekti mbështetet dhe financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kosovë.

You may also like