“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
08.03.2021
Në mbrëmjen e 8 marsit, 2021 Teatri Kombëtar i Kosovës i hapi dyert për tu bërë nikoqir i mbrëmjes së poezisë dhe muzikës “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 mars”.
“Fërfëlloi fëllënza n’ujë
fëllënza, fëllënza.
Dil prej ujit o mos dalsh kurrë
fëllënza, fëllënza.”
Kënga “Fëllënza” interpretuar me aq ndjeshmëri nga Qëndresa Kajtazi, e përcjellur me delikatesë nga trupa artistike e Artpolis-it dhe e ekzekutuar mjeshtërisht nga artisti Alzan Gashi, e pushtuan publikun në sallë dhe atë virtual nga Facebook-u, që në minutat e para të mbrëmjes.
Poezitë e bukura, fuqizuese të përzgjedhura me dashuri nga Ilire Zajmi inspiruan të gjithë pranishmit duke ofruar emocione dhe ndjenja të bukura. Interpretimi unik i poezive nga Meli Qena, performimet e aktivisteve Zhaklin Lekatarit dhe Jehona Jahaj si dhe performanca nga trupa artistike i dhanë madhështi mbrëmjes. Nën moderimin kreativ të Zana Hoxhës, nga publiku iu bashkëngjitën skenës edhe disa artdashës, të inspiruar nga atmosfera pozitive që mbretëroi në sallën e Teatrin Kombëtar.
“Në Artpolis të Prishtinës ku arti është edhe politikë. Faleminderit Artpolis për mbrëmjen magjike dhe që më mbajtët vetvetja një mbrëmje shtypëse. Faleminderit mjeshtres, regjisores Zana Hoxha! Faleminderit ju, miq të vyer!” – mysafirja nga Shqipëria, shkrimtarja Flutura Açka, u shpreh për mbrëmjen e poezisë.
Interpresuteset/it e poezive ishin: Melihate Qena, Flutura Açka, Zhaklin Lekatari, Ilire Zajmi, Jehonë Jahaj, Blerta Gubetini, Donikë Ahmeti, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Qëndresa Kajtazi , Zhaneta Xhemajli, pianisti Alzan Gashi, dhe e moderuar nga Zana Hoxha.
Paratë e mbledhura nga biletat iu dedikuan dy grave, nëna vetë ushqyese, të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe të mbijetuarës së dhunës në familje.
Ky aktivitet u implementua nga Artpolis dhe u mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër.
Foto: Meddy Huduti