Mediat

PORTALIKS – Artpolis prezanton shfaqjen premierë “Çështje zakoni”

14 Shtator, 2016

Artpolis organizata që promovon, kulturë, art, bashkëekzistence inovative në vend, prezenton shfaqjen Forum Teatër: “Çështje zakoni” premiera e të cilës do të mbahet në teatrin ODA me 15 Shtator 2016, ora 12:00.

“Çështje zakoni” me regji të Zana Hoxha Krasniqi është shfaqje që sfidon mentalitetet dhe rolet gjinore që shpesh herë dalin të jenë më të forta se vet ligji! Në këtë shfaqje interaktive Publiku nuk është vetëm shikues pasiv, por bëhet pjesë aktive e kësaj drame përmes Forumit dhe diskutimeve të cilat mundësojnë komunikimin me personazhet e shfaqjes.

Reprizat e shfaqjes “Çështje zakoni” do të mbahen edhe në qendrat e tjera të Kosovës në këto data:
Gjakovë – 16/09/2016, ora 12:00, Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”
Pejë – 20/09/2016, ora 12:00, Teatri Profesionist “Istref Begolli”
Gjilan – 22/09/2016, ora 12:00, Teatri Profesionist i Qytetit
Mitrovicë – 29/09/2016, ora 12:00, Teatri Profesionist i Qytetit
Ferizaj – 30/09/2016, ora 12:00, Teatri Profesionist “Adriana”

Realizmi dhe prezentimi i shfaqjes “Çështje zakoni” në 15 Komuna të Kosovës nga ARTPOLIS është në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit” dhe përkrahet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC./Portaliks.com

You may also like