Artpolis

Pozitë e hapur për trajner/e profesionistë/e

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis shpallë pozitë të hapur për  dy trajner/e profesionistë/e në lidhje me trajnimin “Edukimi i Bazuar në Teatër”, trajnim ky i cili do të realizohet me datë 05-08 shkurt, 2021 në Prishtinë.

Trajnimi ka për qëllim ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit në mes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, të zhvillojë aftësitë për punë ekipore dhe t’ u mësojë të rinjve teknika teatrale se si të ndërtohet një shfaqje dhe si të përdoret arti si mjet për ndryshime sociale.

Pjesë e trajnimit do të jenë 20 pjesëmarrës nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë specifike për trajnerët:

  • Të punojnë me pjesëmarrësit në trajnim.
  • Të punojnë në përputhshmëri me manualin  mbi Edukimin e Bazuar në Teatër
  • Të koordinojnë zbatimin e të gjitha aktiviteteve të parapara me agjendë.
  • Të  respektojnë kontratën e punës dhe specifikat e saj.
  • Të ofroj mbështetje dhe ndihmë për pjesëmarrësit në përmbushjen e detyrave.
  • Drejtpërdrejtë përgjegjës për zbatimin teknik të ushtrimeve të aktivitetit dhe realizimit e tyre.

Kualifikimet e kërkuara të detyrueshme:

Edukimi: Diplomë universitare – Fakulteti i Arteve

Përvoja e punës: 3+ vjet përvojë pune në shfaqje teatrale, performanca artistike dhe trajnime me të rinjtë në fushën e artit.

Njohuri/Përvojë:  Mbi natyrën e artit dhe teatrit; Gjuhë të mirë komunikimi; Planifikimin dhe menaxhimin e rrjedhës së aktiviteteve/ushtrimeve; Punë  ekipore; Punë me nxënës/studentë (16-25 vjeçare).

Kohëzgjatja: Detyra do të jetë për një periudhë prej 3 ditësh, me mundësi bashkëpunimi edhe në 4 trajnime të së njëjtës natyrë në periudhë 4 vjeçare.

Kërkohet: Të dërgohet ofertë financiare për trajnim, dhe letër motivuese së bashku me dokumentet tjera mbështetëse.

Rezultatet e pritura:

• Koordinim i suksesshëm i aktiviteteve të parashikuara në të gjithë komponentët

• Përmbushja e qëllimeve dhe objektivave programorë të projektit

• Siguron zbatimin e ushtrimeve të aktivitetit brenda afatit kohor të paraparë për aktivitet.

Thirrja do te jetë e hapur deri me 01 shkurt, 2021.

Apliko për tu bërë pjesë e ekipit të Artpolis duke dërguar CV-ne tuaj në ojq.artpolis@gmail.com

*Ky aktivitet do të realizohet në kuadër të projektit Humanrightivism mbështetur nga Swedish International Development Cooperation Agency – Sida / Community Development Fund – CDF,implementuar dhe fuqizuar nga Artpolis.

Foto Galeri

0Shares