Artpolis

Premierë – "Lugina e vuajtjeve te saj" – Shfaqje profesionale / Prishtinë

Në kuadër të Turnet Ballkanik (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal i zi dhe Kroaci)

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në Performansën:

“Lugina e vuajtjeve të saj”
31 Tetor, 2012 duke filluar nga ora 20:00, në Teatrin Dodona – Prishtinë.

Shfaqja prezanton rrëfimet e grave dhe vajzave nga rajoni i Ballkanit (Kosova, Kroacia dhe BiH) të cilat gjatë luftërave dhe konflikteve janë përdorur si instrument lufte.
Rrëfimet janë të vërteta: ato na rrëfejnë krimet, humbjen, dashurinë, miqësinë në kohëra të vështira dhe forcën për të vazhduar jetën për veten dhe të tjerët.
Duke i dëgjuar dhe duke i parë historitë e këtyre grave ne do të kemi mundësi që të ballafaqohemi me të kaluarën e afërt; të rinjihemi me të tashmen dhe të shpresojmë për falje në të ardhmen…
Video Link: http://www.youtube.com/watch?v=03Rt8z1oXd0&feature=youtu.be

Regjia: Zana Hoxha Krasniqi
Luajnë: Anisa Ismajli, Egzona Ademi, Dardana Mehmeti
Vokal: Elbenita Kajtazi
Asistent Regjie: Pajtim Morina
Mjeshtër ndriçimi dhe zërimi: Skender Latifi

Shfaqja është e bazuar në rrëfimet e paraqitura në librat “Ana femërore e Luftës” nga ZuC dhe ”Histori të Tmerrit 1998 – 1999” nga Sanije Gashi.

Foto Galeri

0Shares