
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
06.02.2020, Shkup
Në ngjarjen e Shkupit, në seminarin mbi promovimin dhe rrjetëzimin në kuadër Përkrahja
e BE për Bashkëpunimin Kulturor në Ballkanin Perëndimor, përfaqësuese e Artpolis-it ishte
Diellza Bezera. Ajo i ndau me të pranishmit përvojat dhe qëllimet e Artpolis, ku përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë vitit synohet përmirësimi i mirëqenies së njerëzve që jetojnë në Kosovë, e në veçanti të grave dhe të rinjve/rejave.
Programi dy-ditor synoi të sigurojë një hapësirë më të gjerë të bashkëpunimit rajonal kulturor, me fokus kryesor paraqitjen dhe interpretimin e thirrjeve për mbështetje për Projektet e Bashkëpunimit Kulturor me Ballkanin Perëndimor.