Fondi Fondi për Art Feminist

Promovohet libri “Katërdhetë e pak” nga Vlora Ademi

27 Mars, 2023

24.03.2023

Mbrëmjen e 24 marsit në Kino Armata është promovuar libri “Katërdhetë e pak” i autores Vlora Ademi.

“Katërdhetë e pak” u përcoll edhe me një panel diskutimi, recitim poezish e muzikë.

Panli ishte në përbërje të Primo Shllaku, Agim Baçi dhe Gazmend Bërlajolli dhe ishte udhëhequr nga regjisorja Zana Hoxha. Aktorja Meli Qena interpretoi disa nga poezitë e Vlora Ademit, kurse për muzikën u përkujdesën Elikona Hysaj Shala dhe Astrit Stafai.

“Katërdhetë e pak” vjen si një rrëfim personal i autores Vlora Ademi, të cilat i ka krijuar për një kohë të gjatë e me shumë dashuri.

“Nuk mundem me tregue me saktësi kur kam fillue me e shkrue poezinë, por mundem me thanë se, pavetëdijshëm, kam ardhë në kohën, kur mjaftueshëm kam pas të deponuem material për të. Mjaftueshëm kur e kam kuptue se, tuj e shpërfaq emocionin dhe ndjeshmëninë, poezia kumton njohuni dhe vlera njerëzore”, ka shkruar Vlora në rrjetet e saj sociale për promovimin e librit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Fondit për Art Feminist i Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Ferdi Limani

#artpolis #kcsf #found #feminist

You may also like