“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Aktivizëm Panelet e Diskutimit Raportet e Hulumtimit
10 Mars, 2017
Sot, në Amifteatin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” , për nder të ditës së 8 marsit, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis publikoi raportin “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike”
Ky raport u përgatitë nga jursitja Msc. Ariana Qosaj – Mustafa me kontribut të Jetbardha Selmanit dhe Jeta Berishës, i cili adreson situatën aktuale lidhur me ngacmimet seksual brenda universiteteve publike.
Të pranishëm në lansimin e këtij projekti dhe që ndanë një fjalë rasti duke e përshëndetur raportin dhe duke e quajtur si mjaftë të nevojshëm për shtyrjen e arsimit universitar në Kosovë ishin: Zëvendës Shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës – Colleen Hyland, Prorektorja e universitetit të Prishtinës -Myrvete Badivuku dhe Menaxherja e Programeve në Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës – Nicole Fransworth.
“Ambasada Amerikane në Prishtinë do ta mbështesë këtë projekt do të provojmë të krijojmë akternativa dhe do të lobojmë për të arritur një shoqëri të barabartë”, theksoi znj.Hyland.
Ndërsa, Prorektorja pranë Universitetit Publik të Prishtinës premtoi që do të angazhohet shumë shpejtë dhe do ta fus si temë qëndrore në tryezat e senatit universitar çështjen e ngacmimit seksuale në universitetet publike, duke lënë të dëshiroj që në një të ardhme të afërt të arrihet një politikë për ndalimin e ngacmimit seksual.
Poashtu, znj.Fransworth e fuqizoi qëndrimin e të krijuarit sa më parë mekanizma mbrojtës dhe imunitet në sistemin universitar që një akt i tillë të dënohet me ligj.
Njëherësh drejtoresha ekzekutive në organizatën Artpolis – Zana Hoxha – Krasniqi vlerësoi:
“Ky raport nuk është vetëm një projekt që fillon dhe mbaron në një datë të caktuar apo donacion, por është një investim afatgjatë i ynë dhe që në do të bëjmë të pamundurën për ta çuar përpara si politikë”.
Prezentimi i raportit ngjalli diskutim pozitiv, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se bashkëpunimi mes përfaqësueseve të raportit dhe universiteteve publike të Kosovës duhet të implementohet sa më parë edhe nga Qeveria e Kosovës.
Gjeni të bashkangjitur raportin :
Raporti – Adresimi i Ngacmimeve Seksuale ne Universitet Publike-FINALE