“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
20 Maj, 2019
07 maj, 2019 – 08 maj, 2019
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi punëtorinë dy ditore “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë” me datë 07 dhe 08 maj, 2019 në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” – Gjakovë.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin studentët nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” të cilët së bashku me ligjërueset e kësaj punëtorie: Ariana Qosaj Mustafa – Juriste dhe Emirëjeta Kumnova – Psikologe kanë shtjelluar çështjen e ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës.
Ariana Qosaj Mustafa ligjëroj mbi këto tema: – Korniza ligjore në Kosovë lidhur me ngacmimin seksual; Politikat lidhur me ngacmimin seksual në Universitetet publike; Sfidat dhe mundësitë në adresimin e rasteve të ngacmimit seksual në praktikë.
Emirëjeta Kumnova ligjëroj mbi këto tema: Ngacmimi Seksual; Definicioni i Ngacmimeve Seksuale; Identifikimi i sjelljeve ngacmuese; Tipet e sjelleve; Pasojat Psikologjike të Ngacmimeve Seksuale; Ngacmimet seksuale në ambientet akademike; Sfidat në raportim dhe adresimi i tyre.
Kjo punëtori e implementuar nga Artpolis është mbështetur nga organizata jo-qeveritare CFD/Zvicër nën kornizën e projektit “Së bashku dhe në mënyrë kreative kundër dhunës në baza gjinore”.