Artpolis

Punëtoria: Siguria e integruar – Edicioni i Trajnimit të trajnerëve

1417. 12.2020

Punëtoria e Sigurisë së Integruar – Edicioni i Trajnimit të Trainerëve u mbajt në hotelin e rrethuar nga male të bukura në Bogë me 11 anëtarë të stafit gra nga pesë strehimoret e komunave të ndryshme në Kosovë, përfshirë: Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Drenasin.

Gratë pjesëmarrëse  u trajnuan nga trajneret e certifikuara Zana Hoxha dhe Yllka Soba për teknikat dhe metodologjinë e kujdesit për veten, të tilla si: mekanizmat e përballimit, gjetja e një baze të përbashkët, krijimi i një rrjetëzimit social, si të mbrohen dhe si të adresojnë nevojat e tyre.

Punëtoria ndihmoi pjesëmarrëset të lidheshin me trupin, emocionet dhe përvojat e tyre

Për tre ditë, ato ndanë historitë e tyre me grupin dhe trajnerët, ose në ekipe me nga dy, përveç ushtrimeve dhe seancave lehtësuese.

Të gjithë pjesëmarrëset, përfaqësuesit e strehimoreve dhe trajneret u zotuan të jenë aty për njëra-tjetrën, për të ndihmuar dhe mbështetur njëra-tjetrën, përderisa  këto lloj bashkëpunimesh konsiderohen të jenë afatgjata dhe të dobishme për të dy palët.

Një manual që do të përfshinte një përmbledhje dhe ushtrime mbi menaxhimin e stresit me shpjegime mbi ushtrimet dhe seancat lehtësuese i adaptuar dhe përkthyer në gjuhën shqipe u nda me pjesëmarrëset  – stafit të strehimoreve që morën pjesë në këtë punëtori të Sigurisë së Integruar.

Kjo punëtori e implementuar nga Artpolis është mbështetur nga organizata jo-qeveritare CFD/Zvicër nën kornizën e projektit “NDAL/STOP – Së bashku dhe në mënyrë kreative kundër dhunës në baza gjinore”.

Foto Galeri

0Shares