“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
David Lindsay – Abaire
VRIMA E LEPURIT
Regjia: Zana Hoxha – Krasniqi
Luajnë:
Ilire Vinca – Çelaj
Lirak Çelaj
Shengyl Ismajli
Igballe Qena
Alban Zogaj
Asistente e Regjisë: Dardana Mehmeti
Skenografia dhe Kostumet: Nora Qerreti
Përkthimi i tekstit: Shkëlzen Berisha
Dizajni i dritave: Asllan Hyseni
Organizator: Beqir Beqiri/ Ndriques: Mursel Bekteshi/ Shef Skene: Aziz Maloku/ Dekorater: Rrahman Mehmeti, Hasan Buzuku, Fatmir Avdiu, Nazmi Beqiri/ Rekuiziter: Xhemajl Gllavica/ Garderobist: Fahredin Ahmeti, Linda Ahmeti/ Grimi: Florije Krasniqi, Fatime Beiqi, Myrvete Tahiri/ Rrobaqepës: Shemsi Avdiu, Luljeta Halimi, Remzije Haziri/ Zdrukthtar: Ekrem Xhaka/ Tonist: Avdi Gervalla.
Shfaqja Vrima e Lepurit e David Lindsay Abaire dhe në regji të Zana Hoxha – Krasniqit, e paraqet një tjetër familje në krizë, e cila nuk shkaktohet nga tradhtia apo neglizhenca por nga një aksident i rastit. Megjithëse, Vrima e Lepurit është një shfaqje për një familje në zi, kjo nuk nënkupton se dhimbja e tyre kalohet duke shikuar në hapësirë me lot në sy, në zymtësi dhe pa ngushëllim.
Karakteret e kësaj shfaqjeje janë shumë funksionalë, jo-sentimental, të gjallëruar dhe shpesh njerëz me humor, të cilët përpiqen të manovrojnë përmes pikëllimit të tyre dhe përreth njëri-tjetrit sa më mirë që munden. Sigurisht, ata goditen nga pengesa përgjatë kësaj rruge dhe janë të pushtuar nga emocione të ndryshme.
Edhe pse më pak teatrale se Mbreti Lear dhe më pak politike se Radio, Abaire është jo më pak elokuent në pikturimin e pesë personazheve që merren me pasojat e kësaj tragjedie personale të jetësuar në këtë version nga Ilire Vinca – Çelaj/Beka, Lirak Çelaj/Haui, Shengyl Ismajli/Izi, Igballe Qena/Neti dhe Alban Zogaj/Xhejson.
Secili karakter është mbështjellë në një proces privat të brengosjes që pak nga pak paraqet sfidat e familjes dhe obligimet që i lidhin ato së bashku. Shkruar me humor dhe me detaje të mrekullueshme Vrima e lepurit e David Lindsay Abaire, është një nga dramat më të vlerësuara në Amerikë ndërsa për herë të parë vjen në versionin Shqip në Kosovë si bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Artpolis me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.