Artpolis

“Rrëfimet e Grave” – jeta dhe vdekja e tyre në patriarkat

30.11.2022

Teatri Dodona mbrëmë, më 30.11.2022, u “shndërrua” në morg. “Rrëfimet e Grave” të vdekura u ngjallën para publikut, për të shpërfaqur edhe njëherë shtypjen e shumëfishtë të grave nga patriarkati.Vrasjet, dhunimet, dhe shtypjet e shumëfishta të grave ndër vite u ndërthurën në shfaqjen me regji të Tansu Kervan.

Një grua, kufomë e gjallë – pastruese dhe larëse e kufomave të morgut, dhe e vetmuar në luftën e saj për mbijetesë, flet e qan hallet e saj me “shoqërueset e vetme në punën e saj – gratë e vrara të patriarkatit. E mërzitur me rrëfimin e jetës së saj, pastruesja kërkon nga të vdekurat që të rrëfejnë për jetën dhe arsyen e vdekjes së tyre. Ky është momenti i thyerjes së realitetit dhe fuqisë së teatrit. Një histori sa tronditëse aq edhe e guxishme shpaloset nga njëra prej të vdekurave. Jeta e një gruaje, një prostitute, një nëne, një vajze që patriarkati i ka marrë fëmijërinë duke e martuar të mitur, teksa i ka vrarë fëmijën, dhe në fund edhe vet atë. “Rrëfimet e Grave”, të gjalla a të vdekura kanë një gjë të përbashkët – shtypjen nga patriarkati. Është një shfaqje që të godet emocionalisht e intelektualisht.

Është një grusht i fuqishëm kundër secilës shtypje e pabarazi ndaj grave gjatë shekujve, e thirrje për ç’lirim nga patriarkati.

Kjo shfaqje, produksion i Teatrit “Nexhip Menekshe”, është prezantuar në gjuhën rome, me titra shqip. “Rrëfimet e grave”

Regjia: Tansu Kervan

Asistent regjie: Sonay Bus

Luajnë: Gynesh Veshall dhe Melisa Menekshe

Figurantët: Ebru Cano, Sonita Gashi, Nazar Menekshe, Benjamin Menekshe, Gjynëjt Kallo dhe Semir Qulangji

Violina: Saber Veshall

Produksioni: Romano Teatro “Nexhip Menekshe”Ky aktivitet u organizua në kuadër të Fondit për Art Feminist të Artpolis përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC),

Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.Sponsor Gjeneral Buçaj SH.P.K.

#artpolis #art #community #feminist #found

0Shares