Artpolis

Shfaqja “Çelësi Magjik” solli në pah pasojat pandemike e postpandemike

Mesditën e së martës, 08.06.2021, të rinjtë dhe të rejat e Klubit Teatror të Lipjanit prezantuan me sukses shfaqjen forum teatër “Çelësi Magjik”.

Në Qendrën e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan “Çelësi Magjik” erdhi si një udhëtim në kohë, për të adresuar pasojat e shkaqet gjatë dhe pas periudhës së pandemisë Covid-19.

Duke punuar me manualin “Teknikat Bazuar në Teatër për Edukim me bashkëmoshatarët”, me trajnerët Kaltrinë Zeneli, Ismail Kasumi e Edlir Gashi, këta të rinj e të reja trajtuan me sukses temat e rritjes së dhunës në familjes, luftën psikologjike gjatë kohës pandemike, si dhe papërgjegjësinë e njerëzve gjatë kësaj kohe.

Pas shfaqjes diskutimi mes personazheve e publikut ishte jashtëzakonisht aktiv e argëtues.

Përveç shfaqjes gjithashtu u hap një ekspozitë me talentet e artit figurative, të cilat me vizatimet dhe pikturat e tyre iu lanë përshtypje shumë të bukura publikut.

Aktorët/et: Laurita Terpeza, Lerdi Salihi, Gerta Salihi, Zejnie Osmani, Erblina Krasniqi, Suhejla Mehmeti, Leonard Guci, Sadri Gashi, Ledona Reçica, Arbnora Krasniqi, Endresa Avdyli.

Regjisore/ë: Kaltrinë Zeneli, Edlir Gashi dhe Ismail Kasumi.

Moderatoret: Fjolla Hoxha, Leonita Hoxha.

Ekspozitë: Arbnora Krasniqi, Enesa Bytyqi, Mimoza Terpeza.

Tekstshkrueset: Agnesa Terpeza, Mimoza Terpeza.

Artpolisi falënderon për bashkëpunim Komunën e Lipjanit, KRL- Kuvendi i te rinjeve te Lipjanit, Shkollën Norvegjeze dhe pjesëmarrësit në trajnim.

Ky projekt është përkrahur nga: cfd.

0Shares