“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Shfaqja “Copë Copë”, e cila është dhënë premierë në vitin 2015-të, këtë herë udhtoi për në qytetin e Ferizajit më datë 26 shtator 2017, pikërisht në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu”.
“Copë-copë” trajton fatin biologjik të gruas dhe jetën e vështirë të saj në mentalitetin patriarkal. Artistet dhe mbijuetuejsa e dhunës sëbashku u mbledhën për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jeta e tyre. Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapsirën e njëjtë riaktualizuan forcën që ato kanë gjetur për t’u përballur me realitetin.
Shfaqja e cila riaktualizoi disa nga temat më të ndjeshme me të cilat përballet shoqëria jonë, sidomos vajzat dhe gratë, arriti të përcojë mesazhin e duhur në sallën e teatrit “Adriana Abdullau”, e cila ishte përplot me të rinjë e të reja.
Dramaturge: Blerta Zeqiri
Regjia: Zana Hoxha Krasniqi
Luajtën: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.
Performanca është produksion i Qendres për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD.
Faleminderit Ferizaji për ngrohtësinë që na dhuruat!
Photo credits: Artpolis – Art and Community
Photographer: Hana Arapi