Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja e të rinjve “Lumturi e pajetuar” – Gjakovë/Shtime

24 Maj, 2021

20-21.05.2021

Shfaqja e të rinjve “Lumturi e pajetuar” pjesë e së cilës janë të rinj dhe të reja nga komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, u prezantua në Komunën e Gjakovës dhe Shtimes me datë 20-21 Maj, 2021. E udhëhequr dhe e drejtuar nga mentori Edlir Gashi shfaqja adresoi një fenomen të martesave të hershme në shoqërinë tonë.

Performanca paraqet nxënësit e klasës së 10-të të shkollës së mesme ku mes tyre është edhe një nxënëse me emrin Lira, jeta e së cilës fillon të rrënohet kur kupton se babai i saj ka vendosur që ajo duhet të martohet. Shfaqja pasqyron sa tronditës është ky lajm për Lirën, ilustron sa e pafuqishme është nëna e saj për t’i dal në ndihmë vajzës së saj.

Aktoret/ët: Arta Shaqiri, Ardijan Krasniqi, Dafina Bytyqi, Durim Ademaj, Goneta Ademaj, Burhan Ramadani, Veton Gashi, Ramize Shabani.
Mentor: Edlir Gashi

Ky projekt mbështetet nga: Unfpa.

You may also like