“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
12.10.2021
“Baleti për të gjithë”, shfaqje për depresionin dhe sfidat e profesionit
Të premten, më 12.10.2021, klubi teatror i shkollës kampione “Thimi Mitko” nga Gjilani dha shfaqjen forum teatër “Baleti për të gjithë”.
Në Qendrën Rinore “Social Hub” këta të rinj e të reja sollën para publikut një shfaqje në të cilën trajtohet tema e depresionit, e sfidat me të cilët përballet një i ri që dëshiron të ndjekë ëndrrën e tij, baletin. Shkaku i mbipeshës, ai nuk arrin të bëjë lëvizjet e duhura të një balerini gjë për të cilën trajnerja e tij i kërkon të reduktojë ushqimin. Por, një gjë e tillë i shkakton presion të madh, duke e quar drejt depresionit. Sjellja e tij në shkollë ndryshon, bashkëmoshatarët e tij fillojnë të kritikojnë edhe trajneren e baletit. Derisa atij i kërkojnë ta ndalojë dietën e nisur. Por, si do të veprojë ai është një vendim që e tregon pas përfundimit të shfaqjes në diskutim me publikun.
Ëndrra e tij për baletin është më e madhe se vuajtjet aktuale të ushqimit. Debati me publikun ishte mjaft aktiv, të cilët këshillojnë trajneren që të ketë qasje më të mirë ndaj shokut për ta shtyrë drejt humbjes së peshës.
Kjo shfaqje u krijua nën mentorimin e aktorit Kushtrim Qerimi.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”