Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja forum teatër “Çikat vs. Djemtë”

12 Nëntor, 2021

12.11.2021

Thyerja e stereotipeve gjinore përmes shfaqjes “Çikat vs. Djemtë”

“Nuk është sport për vajza”, “jeni të dobëta për të luajtur këtë sport”, janë vetëm disa nga komentet që iu thuhen vajzave. Por, stereotipet e tilla janë sfiduar përmes shfaqjes forum teatër “Çikat vs. Djemtë”, që u dha premierë të premten, më 12.11.2021 në Qendrën Rinore “Social Hub” nga klubi teatror i shkollës “Zija Shemsiu” nga Gjilani.

Në një klasë djemtë e apasionuar pas futbollit, përqeshin njërën nga shoqet e klasës kur ajo provon të komentojë për një ndeshje futbolli. Kjo i acaron vajzat të cilat i sfidojnë djemtë në një ndeshje futbolli, duke i mposhtur me rezultat të thellë.

Kjo përplasje interesante ndërmjet vajzave e djemve zgjoi një debat të gjatë me publikun pas përfundimit të shfaqjes. Kjo shfaqje u mentorua nga aktori Kushtrim Qerimi.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”.

#artpolis #giz #shkollatkampione #forum #teater

You may also like