Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja forum teatër dhe ekspozita “Fytyra e vërtetë”

2 Korrik, 2021

01.07.2021

Shfaqja forum teatër dhe ekspozita “Fytyra e vërtetë” adreson ngacmimet seksuale para publikut në Skenderaj

Klubi Teatror në Skenderaj, më 1 korrik 2021, prezantoi shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën “Fytyra e vërtetë” në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”.

Të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti adresuan ngacmimet seksuale në institucione shkollore përmes kësaj shfaqje, duke ngritur edhe një debat tejet aktiv ndërmjet personazheve dhe publikut, që e mirëpriti këtë shfaqje dhe veçanërisht temën e trajtuar në të.

Publiku ishte divers dhe po ashtu ishte edhe diskutimi dhe qasja ndaj këtij problemi. Komentet dhe pyetjet e shumta bënë që një pjesë e publikut që ishin mohues ndaj problemit të trajtuar të reflektojnë.

Shfaqjes “Fytyra e vërtetë” i parapriu ekspozita e vajzave të talentuara, Liridona Hyseni dhe Alketa Abazi, të cilat me mjeshtëri sollën para publikut piktura e vizatime të ndryshme.

Ekspozita dhe shfaqja u realizua nën mentorimin e artisteve të Trupës rezidente të Qendrës Artpolis: Qendresa Kajtazi, Donikë Ahmeti dhe Zhaneta Xhemajli.

Në shfaqje luajtën: Leonit Bahtiri, Elsa Kajtazi, Elisa Kajtazi, Donjeta Selimi, Flamur Kastrati, Arbenita Shatri, Bleart Sinani, Rinesa Kajtazi, Liridona Hyseni, Alketa Abazi.

Ky projekt mbështetet nga: cfd.

You may also like