Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja forum teatër “Ditëlindja”

9 Nëntor, 2021

08.11.202

“Ditëlindja” që tregoi fytyrën e vërtetë të shokëve e shoqeve

Klubi teatror i SHFMU “Enver Maloku” në Podujevë dje, më 08.11.2021, prezantoi shfaqjen forum teatër “Ditëlindja”.

Me një energji e entuziazëm rinor aktorët e këtij klubi teatror, nën mentorimin e Armend Zeqirit, sollën para publikut të qeshura, argëtim, këngë, por edhe intriga e inate mes shokësh e shoqesh përmes shfaqjes “Ditëlindja”.

Gjithçka nisi me anulimin e udhëtimit për Prizren për ditëlindjen e Altinit. Kjo shkaku i situatës financiare, që ka nisur shkaku i pandemisë e largimit të dy prindërve të tij nga puna. Kur Altini fillon të ketë probleme financiare, atëherë fillon të kuptojë edhe gabimet e tij e veprimet bullizuese ndaj një shoqeje të klasës, që fillon ta ndihmojë. Por, një gjë e tillë shkakton përplasje të ashpër me shokët e shoqet e tij të deritanishëm.

Anulimi i udhëtimit në Prizren e mërzit Altinin, megjithatë shoqëria e re në klasë mblidhen dhe ia festojnë ditëlindjen në mënyrën më të mirë të mundshme, por festa prishet kur ish-shokët e tij hyjnë në shkollë, duke ia prishur tortën dhe duke u larguar.

Kjo përplasje zgjoi interesimin e publikut, që parashtruan pyetje të ndryshme për personazhet rreth ndryshimit të shoqërisë e ngjarjeve që pasuan anulimin e ditëlindjes.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

#artpolis #giz #shkollatkampione #forum #teater

You may also like