Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja forum teatër “Hyrja C1, Kati 3”

18 Nëntor, 2021

17.11.2021

Shfaqja “Hyrja C1, Kati 3” vë në pah dallimet socio-ekonomike dhe rezistenca

Klubi Teatror i shkollës kampione “Emin Duraku” dje, në ambientet e shkollës, ka sjellë shfaqjen forum teatër “Hyrja C1, Kati 3”.

Ngjarja zhvillohet në një lagje të Prishtinës me ç’rast dy familje me dallime socio-ekonomike, vihen shpesh përballë njëra tjetrës. Familja e varfër sfidohet nga problemet financiare, megjithatë janë të begatuar me dashuri për njëri-tjetrën, derisa tek familja e pasur nuk gjejnë rehati përkundër që nuk kanë probleme financiare. Në pah vjen edhe koprracia e gruas së pasur, që nuk lejon burrin e saj të ndihmojë fqinjët e tyre. E përkundër problemeve financiare familja e varfër arrin të gjejë zgjidhje që fëmijët e tyre të zgjuar të arrijnë qëllimin.

Dallimet dhe sjelljet e personazheve kundrejt njëra-tjetrës zgjuan debat tek publiku, të cilët parashtruan pyetje të ndryshme, e me përgjigjet e tyre personazhet përçuan mesazhin se pavarësisht problemeve mund t’ia dalim në jetë.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

#artpolis #giz #shkollatkampione #forum #teater

You may also like