Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja Forum Teatër “Kjo nuk është e vërtetë”

29 Nëntor, 2018

Me datë 12.11.2018 është mbajtur shfaqja forum teatër “Kjo nuk është e vërtetë” në Fushë Kosova Learning Center” në Fushë Kosovë

Historia e performances forum teatër “Kjo nuk është e vërtetë” përshkruan e zakonshme të një djali. Fillimisht atë e ngacmojnë rrugës duke u kthyer në shtëpi, kur kthehet ai i tregon motrës së tij e cila fillon të tallet me të, duke e inatosur kështu nënën e tyre. Pasi që largohet nga shtëpia ai takon vajzën të cilën e pëlqen, por ajo e refuzon atë në mënyrë jo të këndshme  dhe më pas shkon dhe i tregon nënës së saj e cila është mësuese në shkollë. Kjo mësuese me qëllimin që “të mbroj” fëmijen e saj, e sulmon fizikisht dhe verbalisht djalin në oborrin e shkollës për shkak të “ngacmimit” të vajzës së saj nga ana e tij. Performanca është e dedikuar për fëmijët serbo folës të klasave 1-7 në shkollat fillore. Pas performancës forum teatër u zhvillua diskutimi në mes aktorëve, nxënësve si dhe mësimdhënësve.

Regjisor:Zoran Ristić
Luajnë: Emilija Dimitrijević, Marija Velić, Nemanja Popović, Nikola Velić, Tamara Trajković, Teodora Dimitrijević.

Ky projekt mbështetet nga GIZ “Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor në Kosovë (CDBE) – komponenti për gjithëpërfshirjen në arsim të të kthyerve dhe pakicave etnike, që është pjesë e përkrahjes së Bashkëpunimit Gjerman në reformën e sektorit të arsimit në Kosovë

You may also like