“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
26.11.2021
“Zëri brenda meje” shfaqje për diskriminimin shoqëror
Klubi Teatror i shkollës kampione SHFMU “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka prezantuar shfaqjen forum teatër “Zëri brenda meje” më 26 nëntor, 2021 në ambientet e shkollës.
Nxënësit e mentoruar nga aktorja Daniela Markaj kanë trajtuar temën e diskriminimit në shoqëri e pasojat e tij.
Shtypësi dhe i shtypuri kanë zëra në kokë të cilët i bëjnë ata të veprojnë në mënyra të ndryshme. Ngjarja ndodh në shkollë kur një arsimtare diskriminon dhe e përqesh një nxënës që është duke kaluar në një situatë jo të mirë në familjen e tij, e i cili nuk ka notat e mira në shkollë.
Kurse djali i drejtorit të shkollës përkundër që nuk mëson nuk merr asnjë vërejtje, madje mbështetet, derisa nxitet që të bullizojë shokun e tij të klasës.
Pas shfaqjes publiku pati mundësi që të pyesë personazhet rreth shfaqjes, duke kritikuar bullistët për qasjen ndaj shokut të tyre. Publiku gjithashtu pati këshilla se fëmijët e të rriturit duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin kur janë në situatë të keqe, e jo t’ia shtojnë problemet.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”.