Artpolis

Shfaqja muzikore “Zgjimi i pranverës” në Festivalin Ndërkombëtar ITF Skupi Festival, Shkup – Maqedonia e Veriut

20.09.2020

Copëza të momenteve të bukura, para një publiku entuziast, në një ambient të jashtëm dhe jo të zakonshëm, një vend që gërsheton histori të bukura dhe të trishta përgjatë dekadave, në Kurshumli Han. Kjo arkitekturë e vjetër, me datën 20.09.2020, në Festivalin Ndërkombëtar ITF Skupi Festival, ofroi një skenë të mrekullueshme për shfaqjen muzikore “Zgjimi i pranverës” e cila zgjoi dhe dhuroi emocione të paharrueshme si për audiencen, ashtu edhe për organizatorët por edhe për bartëset/it e vërtetë të kësaj nate të bukur, artistet/ët e shfaqjes.

Kosova me sukses u përfaqësua në Festivalin Ndërkombëtar ITF SkupiFestival, në Shkup – Maqedoninë e Veriut me 20.09.2020, me shfaqjen muzikore “Zgjimi i pranverës”, me regji të Zana Hoxhës.

Mesazhi i Artpolis-it për artin dhe kulturën në kohë pandemia: Ne e konsiderojmë të rëndësishme që shkëmbimi, mësimi dhe mbështetja ndërkulturore të mos ndërpriten, por të vazhdojnë në një formë të re të modifikuar. Kështu mund të sigurojmë zgjimin që duam dhe të inkurajojmë rrjetëzimin në kohë sfiduese.

Foto Galeri

0Shares