Artpolis

Shfaqja teatrale “Copë Copë” në përkrahje të “Një Ditë e Valentinit për të gjithë”

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të fushatës globale “Një miliard në këmbë” në mbrojtje të të drejtave të grave dhe në mbështetje të fushatës bamirëse “Një Ditë e Valentinit për të gjithë” organizoi shfaqjen teatrale “Copë Copë”, të me datë 14 shkurt, 2019 , në teatrin Oda në Prishtinë.

“Një Ditë e Valentinit për të gjithë” e inicuar nga Blerta Avdili dhe Jeta Xharra synon të mledh fonde në përkrahje të Qendrën për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.

Në këtë rrjedhë, Artpolis prezantoi shfaqjen “Copë Copë” bazuar në ngjarje të vërteta të grave në Kosovë; një grua, mbijetuese e dhunës në familje, është edhe performuese në skenë së bashku me aktoret profesionale. Kjo grua e fortë, Bashkime Sulejmani, qysh në 2015 është kontaktuar nga Artpolis nga po e njejta Qendër për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë për të treguar historinë e saj, për të ngritë zërin për mirëqenien e saj e të djalit, e poashtu në përkrahje të të gjitha grave që kanë përjetuar ngjarje të kësaj natyre. Rëfimi i saj të rrënqethë trupin por njëkohësisht të jepë forcë që të mos dorëzohesh asnjëherë dhe ta vazhdosh jetën duke përqafuar të mirat dhe sfidat që i sjellë jeta.

Fondet e mbledhura nga kjo shfaqje u dorëzuan për Qendrën për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, në kuadër të kampanjës bamirëse “Një Ditë e Valentinit për të gjithë”.

Regjisore: Zana Hoxha Krasniqi

Dramaturge: Blerta Zeqiraj

Performuese: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Qendresa Jashari dhe Bashkime Sulejmani.

 

Prezantimi i shfaqjes mbështetet nga UNFPA –Kosovë dhe organizata feministe në CFD – Zvicër.

Venera It

0Shares