Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
01.04.2022
Inspiruar nga një ngjarje e vërtetë të premten, 01.04.2022, është prezantuar shfaqja forum teatër “Unë jam pasuri” në Amfiteatrin e Fakultetit të Arteve.
Të rinjtë dhe të rejat e komuniteteve Romë, Ashkalinj e Egjiptian nga Fushë Kosova me guxim kanë goditur racizmin, paragjykimet, stereotipet e normat shoqërore përmes shfaqjes “Unë jam pasuri”.
Një rrëfim dashurie ndërmjet një vajze rome dhe një djali shqiptar shpërfaq mendësinë patriarkale e racizmin që është i shprehur në shoqërinë kosovare. Për ta dallimet etnike dhe barrierat që vendosin familjet e shoqëria janë një absurd, por janë të bindur se së bashku mund të arrijnë të dëshmojnë se dashuria tejkalon barrierat e etnisë, racës a fesë.
Pas shfaqjes një diskutim aktiv u bë me publikun, rreth 25 persona, që parashtruan pyetje të shumta e komentuan mbi situatat e dallimet që mund të kemi.
Me këta të rinj për dy muaj kanë punuar aktoret e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, Qendresa Kajtazi dhe Donikë Ahmeti.
Në këtë shfaqje luajtën: Mimoza Baftia, Valmir Bajrami, Arife Avdullahi, Resul Krasniqi, Sejad Gashi, Ramize Shabani, Muhamet Osmani, Kimete Osmani, Mualik Rexhepi, Abdukadir Stolla, Ensar Mustafa.
Derisa facilitimi i shfaqjes u bë nga Ardijan Krasniqi.
Ky aktivitet u mbështet nga SDC.
#artpolis #sdc #art #community #forumtheatre #prishtinë