Forum Teatri

Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me premierë

15 Janar, 2025

15.01.2025

Nga 15 janari, 2025 “Vojçeku” i Jack Thorne, me regji të Zana Hoxhës, po përgatitet të marrë jetë në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Artpolis dhe Teatri “Hadi Shehu” janë gati të ndajnë me ju këtë krijim të jashtëzakonshëm.

Një adaptim bashkëkohor i kryeveprës së Georg Büchner, “Vojcek” i Jack Thorne, me regji nga Zana Hoxha eksploron shpërbërjen graduale të një individi të shtypur nga pabarazia dhe brutaliteti shoqëror. Drama përshkruan jetën e një njeriu të zakonshëm, të kapur në grackën e padrejtësive dhe dhunës sistematike, duke nxjerrë në pah kufijtë e moralit dhe humanizmit në një botë të trazuar.

Kjo shfaqje kritikon strukturat shoqërore që ushqejnë dhunën ndaj grave dhe mungesën e vëmendjes ndaj shëndetit mendor, sidomos për ata që ndodhen në pozita të ulëta socio-ekonomike.

“Vojçeku” së shpejti do ta ketë premierën në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Kjo shfaqje është bashkëproduksion i Artpolis dhe Teatrit “Hadi Shehu”, i mbështetur nga UNFPA.

You may also like