Artpolis

Shkolla Pranverore Feministe 2020 – Virtualisht në pjesën e dytë

01 – 03.12.2020

Nga data 01 – 03 dhjetor 2020, u mbajt pjesa e dytë e shkollës pranverore feministë për Kosovë dhe Serbi. Për dallim nga vitet e kaluara ku vajzat e Kosovës udhëtuan në Sërbi, si pasojë e Covid-19, kjo pjesë u mbajt vetëm online, nga distanca, si masë mbrojtëse për shkak të situatës pandemike të përkeqësuar në dy shtetet e Ballkanit.

Për tre ditë radhazi vajzat nga Kosova dhe Serbia, u bashkuan virtualisht për të ndëgjuar ligjëratat e folëseve të mrekullueshme, të cilat arritën të mbajnë interesimin e pjesëmarrësve deri në minutat e fundit të seansave. Edhe pse nga distanca gratë e reja – pjesëmarrëset ishin mjaft interaktive duke kërkuar informata, duke punuar në grupe dhe duke bërë pyetje shume qenësore për ligjërueset.

Anita Pantelić, Marijana Stojčić, Marijana Toma dhe Ajna Jusić ishin ligjërueset që shtjelluan temat si: “Historia e pozitës së gruas dhe organizimit në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të në ish-Jugosllavi”; “Qasja feministë në drejtësi: Rezoluta 1325 e këshillit të sigurimit të KB dhe gjykata e grave”; “Mekanizmat e drejtësisë tranzicionale” dhe “Fëmijët e harruar të luftës”, dedikuar fëmijëve të lindur pasi nënat e tyre i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftërave të fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Seanca u mbyll me një vlerësim nga pjesëmarrëset të cilat u shprehën jashtëzakonisht të kënaqura me informacionet që u shkëmbyen gjatë këtyre 3 ditëve dhe me shpresën se së shpejti ky grup do të takohet edhe fizikisht, ashtu si premtuan organizatoret nga Serbia.

Një falënderim të veçantë për organizatoret nga Alternativni Centar za Devojke nga Serbia, për punën e tyre profesionale që ky takim të shkojë mirë dhe të tejkalohen pengesat teknike lehtësisht.

Projekti “Gratë e reja ndërtojnë paqen në Kosovë dhe Serbi” implementohet në bashkëpunim me Artpolis-Qendr për Art dhe Komunitet dhe “Alternativni centar za devojke“ ndërsa përkrahet nga Unioni Evropian në Kosovë dhe Kvinna till Kvinna.


#FSS#FeministSpringSchool#ShkollaPranveroreFeministe#FeminističkaProlećnaškola#YoungWomenBuildPeace2020#EU#KCR#Artpolis
#AlternativniCentarZaDevojke

Foto Galeri

0Shares