Punëtoritë

Stafi dhe Ansambli i Artpolis  planifikojnë aktivitetet për 2024

30 Janar, 2024

29-30.01.2024

Për dy ditë me radhë, 29 dhe 30 janar, 2024 stafi dhe Ansambli i Artpolis kanë mbajtur punëtorinë në Prishtinë për planifikimin e aktiviteteve për vitin 2024.

Përveç përcaktimit të datave për aktivitete, një hapësirë të veçantë mori edhe planifikimi për organizimin e edicionit të 12-të të Festivalit FemArt.

Edicioni i 12-të i FemArt do të mbahet më 25-30 shtator, 2024 në Prishtinë. Me këtë rast u diskutuan edhe vepra të ndryshme artistike që do ta përbëjnë programin e sivjetmë të FemArtit.

Kjo punëtori e stafit ka shërbyer edhe për të ndarë propozime dhe ide të ndryshme të funksionimit të brendshëm të Artpolis, dhe rritjen e efikasitetit në zbatimin e aktiviteteve të organizatës.

Kjo punëtori është mbështetur nga Frieda.

You may also like