“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
26-28.08.2023
Më 26-28 gusht, 2023 në Bogë të Pejës stafi dhe Trupa Artistike Rezidente e Artpolis kanë mbajtur me sukses punëtorinë “Fuqizimi i Organizatës: Navigimi i mbingarkesës së punës dhe nxitja e mirëqenies së stafit, Teoria e Ndryshimit dhe raportimi efektiv”.
Këtë punëtori e udhëhoqi trajnerja Yllka Soba, e cila së bashku me stafin dhe Trupën e Artpolis diskutuan për mbingarkesën në punë, dhe format që duhet ndjekur për të rritur mirëqenien e stafit dhe Trupës. Përveç ushtrimeve të ndryshme fizike dhe meditimeve, ekipa e Artpolis pati rastin të ndajnë me njëri-tjetrin teknika të ndryshme të frymëmarrjes, dhe format që ndjekin secili nga ta në përkujdesjen e mirëqenies së tyre.
Poashtu, gjatë kësaj punëtorie tre ditore u diskutua edhe për Teorinë e Ndryshimit, hapat që duhet të ndërmerren për të arritur realizimin e strategjisë së organizatës. Përmes Teorisë së Ndryshimit stafi i Artpolis pati rastin të kuptojë më thellësisht marrëdhëniet shkak-pasojë dhe kompleksitetin e iniciativave të organizatës.
Gjithashtu, kjo punëtori shërbeu për planifikimin dhe diskutimin e organizimit të aktiviteteve të mbetura për muajt shtator-dhjetor, 2023.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e cfd, MKRS dhe KCSF.