
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Aktivitetet FemArt Festivalet Punëtoritë
16 Qershor, 2023
15.06.2023
Një muaj pas përfundimit të edicionit të 11-të të Festivalit FemArt stafi dhe Trupa Artistike Rezidente e Artpolis u mblodhën për të vlerësuar dhe reflektuar për këtë edicion.
Më 15 qershor, në Gërmi përveç vlerësimit të edicionit që lamë pas, u diskutua gjerësisht edhe për edicionin e ardhshëm. Gjërat që duhet përmirësuar, ato që duhet ruajtur dhe mënyrat që duhet ndjekur për të rritur edhe më shumë kualitetin e aktiviteteve, si dhe ndikimin e Festivalit FemArt në komunitet më 2024.
Nga të gjitha çështjet që u trajtuan në punëtori, prioritet morën ndryshimet dhe idetë e reja që duhet të bëhen në edicionin e 12-të të Festivalit FemArt. Këto mësime u vendosën në Strategjinë e punës së Artpolis dhe që nga e nesërmja pas punëtorisë, është filluar me punën e parapërgatitjes për FemArt 12.