
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
20 Dhjetor, 2021
15-17 dhjetor, 2021
Për tre ditë me radhë, 15-17 dhjetor 2021, stafi i Artpolis ka mbajtur trajnimin “Cikli i Menaxhimit të Projektit” në Tiranë.
Ishte trajneri Lekë Zogaj, CEO dhe konsulent menaxhimi në 2M, ai që mbajti trajnimin për menaxhim të projekteve, duke filluar nga zhvillimi i idesë, shkrimi i projektit, ndarja e roleve, zbatimi i projektit, planifikimi buxhetor, rreziqet, monitorimi e vlerësimi etj.
Të ndarë në grupe stafi i Artpolis ushtroi ide konkrete të zhvillimit të një projekti, duke bërë edhe diskutime për vështirësitë që mund të hasen gjatë implementimit të projektit, e rëndësinë që ka shkrimi i një projekti dhe metodat që duhet ndjekur.
Ky trajnim është mbështetur nga cfd.