“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
21 Maj, 2024
21.05.2024
Më 21 maj, 2024 profesionistë të rinj nga Zvicra dhe Gjermania kanë pasur rastin të njihen me aktivizmin artistik të Artpolis gjatë një vizitë në zyret e organizatës.
25 Bursistët e Mercatori për Çështjet Ndërkombëtare u pritën nga menaxherja e projekteve në Artpolis, Venera Ismaili dhe koordinatori i projekteve, Berat Bajrami. Prezantimi i aktivizmit artistik të Artpolis nisi me prezantimin e një video të punës 20 vjeçare të organizatës; nga shfaqjet teatrore tek protestat e marshet në rrugë, nga edukimi i vajzave mbi feminizmit e deri tek fuqizimi i të rinjve përmes edukimit të bazuar në teatër.
Ismaili dhe Bajrami iu përgjigjën pyetjeve të shumta të studentëve, që shprehën interesim të lartë për të mësuar sa më shumë detaje rreth situatës aktuale në shoqërinë kosovare, dhe ndikimit të aktivizmit feminist në Kosovë dhe rajon.
Më poshtë ju sjellim dy nga komentet e tyre pas këtij takimi inspirues.
“Është në kryqëzimin e politikës dhe artit ku mund të ndodhë ndryshimi i vërtetë. Në Artpolis, kemi dëgjuar njëzet vjet përvoja dhe ide rreth asaj që është (e pa) mundur të shprehet përmes trupit dhe mendjes. Diskutimet tona janë ndalur te përkufizimet e feminizmit, shpresat për të ardhmen e Evropës dhe nevoja për të jetuar në parehati për të krijuar ndryshim.”
“Ishte një kënaqësi e madhe të moderoja bisedën me Artpolis. Më pëlqeu shumë se si pasioni për ndryshim shoqëror është shtytësi kryesor i punës së tyre. Atmosfera ishte shumë e hapur, duke na mundësuar një kuptim më të thellë të çështjeve shoqërore në Kosovë dhe shkëmbimin e ideve për fuqinë e artit në përballimin e këtyre sfidave.”