“Historitë tona, skena jonë” solli dialogun në Barabar Centre, Prishtinë
16 Korrik, 2026

21.01.2023
Studentë/e nga Venecia vizituan zyrën e Artpolis të shtunën, më 21 janar, 2023. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e Artpolis dhe Festivalit FemArt, Zana Hoxha mirëpriti studentët dhe i njoftoi më shumë rreth aktivizmit artistik të Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis dhe Festivalit FemArt.
Studentët patën rastin të mësojnë mbi punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Artpolis dhe rëndësinë që ato kanë për emancipim shoqëror. Diskutimi vazhdoi edhe rreth krijimit të shfaqjeve profesionale dhe punës në komunitet me Trupën Artistike Rezidente të Artpolis.
