Aktivitetet Aktivizëm Projektet Punëtoritë

Takimi rajonal i komunitetit “Aktivizmi i personifikuar dhe guximi për të pushuar” bashkoi aktivistet nga rajoni

9 Maj, 2022

4-8 maj, 2022

Me 4-8 maj 2022, Artpolis organizoi takimin rajonal të komunitetit “Aktivizmi i personifikuar dhe guximi për të pushuar” që u mbajt në Frushka Gorë, Serbi.


Ky takim mblodhi 32 aktiviste nga rajoni, respektivisht nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, në një takim sa personal aq edhe kolektiv, sa afatgjatë aq edhe të përditshëm, që orientoi pjesëmarrëset drejt guximit, intimitetit dhe dinjitetit, në punë e sipër për të shëruar lidhjet e tyre – lidhjet e tyre që shërojnë.

Po hyjmë në vitin e 3-të të Covid-it, e kjo ka qenë një kohë reflektimi dhe kërkimi i thellë për shumë prej neve. Derisa në botë ka mbizotëruar një klimë shqetësuese, është e qartë se sistemi ynë nervor kolektiv ka qenë në një gjendje alarmante të shqetësimit, stresit e ndryshimit. Derisa kolektivisht jemi duke kaluar në një kohë të paprecedentë, ne besojmë se është e rëndësishme që të sigurojmë burime për të qëndruar me këmbë në tokë dhe në gjendje të mirë. Të kujdesemi për veten. Të ecim butësisht, me dashuri e mirësi.

Ideja jonë për t’u mbledhur buroi pikërisht nga kjo kohë që parashtroi kërkesa e biseda të reja dhe eksperimentonte rreth mënyrës se si ne përjetojmë, organizojmë, lidhemi, punojmë dhe jemi katalizatore të transformimit shoqëror përmes angazhimit tonë për drejtësi. Derisa viti 2022 po na shpaloset mes një pandemie globale, gërryerjes së vazhdueshme të kapaciteteve të ekosistemeve për të ruajtur dhe prodhuar jetë, trazirave sociale, depresionit ekonomik dhe pabarazisë ekstreme, shkëputjes politike për sfidat e mëdha të kohës sonë, rritjes së vazhdueshme të mosbesimit të njerëzve ndaj institucioneve dhe ekosistemeve të thyera e të pakuptimta, kontekstet tona (si gra) do të bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshme, më të pasigurta, komplekse dhe të paqarta.

Në takimin tonë rajonal të komunitetit “Aktivizmi i personifikuar dhe guximi për të pushuar” ne nuk ofruam një formulë sekrete apo premtim për një fund të lumtur. Ky takim ishte oferta jonë kolektive, një ftesë për të parashtruar pyetje në dinamiken e së tashmes, të momentit që jemi duke e jetuar, për të hapur hapësira të reja të mundësive derisa lëvizim, e ri-imagjinojmë se çfarë do të thotë të jesh njeri në këtë kohë.

Ky takim u organizua pikërisht duke pasur parasysh faktin që ne meritojmë të ndiejmë lidhjet tona; që ne meritojmë të ndiejmë përkatësinë e gjithë jetës brenda dhe rreth nesh. Ky takim na mësoi se si në vitin 2022 në të guxojmë të praktikojmë lidhjen, drejt jetës.

Ky takim u mbështet nga Urgent Action Fund (UAF), Mama Cash dhe Reconstruction Women’s Fund (RWF).

#artpolis #uaf #rwf #mamacash #activism #whrd #humanrightsdefenders #artists #activist #feminist #feminism #selfcare #love #nature #humanrights #resilience #resist #strength #rest 

You may also like