Punëtoritë

Të rinjtë dhe të rejat flasin për heronjtë e tyre në kuadër të projektit Hope

24 Maj, 2024

24.05.2024

Më 24 maj, 2024 në zyret e Artpolis shtatë të rinj dhe të reja ishin pjesë e fokus grupit në kuadër të projektit “HOPE – History of Peace for Education through Theatre”.

Ky fokus grup i udhëhequr nga aktivistja Valdete Idrizi shërbeu për hulumtimin e saj për periudhën e paqes në Kosovë.

Pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë mbi periudha të ndryshme historike të Kosovës, mbi heronjtë e tyre, si dhe për përjetime personale nga të rinjtë në angazhimin e tyre për paqe dhe rëndësisë së saj në Ballkanin Perëndimor.

Hulumtimi që është duke u kryer nga Valdete Idrizi do të shërbejë për krijimin e një Handbook-i në kuadër të projektit, që do t’i bashkohet edhe hulumtimeve të pesë organizatave të tjera nga Ballkani.

Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian.

You may also like