“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
18.09.2022
Më 18 shtator, 2022 është mbajtur aktiviteti i parë në kuadër të Fondit për Art Feminist.
Arti si terapi është shfrytëzuar për të prekur emocionalisht e shpirtërisht 10 pjesëmarrëse në punëtorinë “Terapi Arti” të drejtuar nga artistja, Mjellma Goranci, psikologia Kaltrina Ajeti dhe trajneri Visar Shehu.
Ato qëndruan së bashku për disa orë, duke ndarë e përjetuar momente të veçanta drejt njohjes me njëra-tjetrën, e mbi të gjitha njohjes së vetes.
Pjesëmarrëset arritën që përmes pikturimit dhe lojërave të tjera relaksuese të shprehin emocionet e ndrydhura ndër vite. Kjo llojshmëri aktivitetesh e ndërthurur me art iu dha forcë të shprehin shqetësimet, por edhe vullnetin që të solidarizohen ndërmjet veti, duke gjetur qetësinë dhe motivin për të përqafuar realitetin.
Ky aktivitet u përmbyll me krijimin e pikturave nga përvojat dhe përjetimet e secilës prej tyre.
Fondi për Art Feminist i Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile ( KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.