Aktivitetet Forum Teatri

Themelohet Klubi Teatror në Gjakovë

20 Shtator, 2022

20.09.2022

Më 20 shtator, 2022 Artpolis ka themeluar Klubin Teatror me të rinj dhe të reja nga qyteti i Gjakovës.

Talentët e rinj do të kenë mundësinë të mësojnë mbi teatrin, shfaqjet, lëvizjet skenike. Këto njohuri do të përdoren për të trajtuar tema e shqetësime të ndryshme që ata/ato duan të adresojnë përmes prezantimi të shfaqjes forum teatër.

Për më shumë se dy vajza e djem të Gjakovës do të trajnohen nga aktorët e Trupës Rezidente të Artpolis, Blerta Gubetini dhe Shpëtim Selmani.

Tashmë kanë filluar ushtrimet dhe ligjëratat në Pallatin “Asim Vokshi” duke u bazuar në manualin “Teknikat Bazuar në Teatër për Edukim me bashkëmoshatarët”.

Ky aktivitet mbështetet nga cfd dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe realizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet.

#artpolis #art #community #ferizaj #have #fun #training #forumtheatre #actors #performance #club #cfd #mkrs

You may also like