Forum Teatri

Themelohet Klubi Teatror në Obiliq

24 Shkurt, 2023

23.02.2023

Artpolis edhe sivjet po vazhdon me zgjerimin e punës me të rinj dhe të reja përmes trajnimin “Edukimi i bazuar në Teatër”.

Më 23 shkurt, 2023 Artpolis ka themeluar Klubin Teatror në Obiliq, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Kulturë, dhe institucionet arsimore e kulturore të këtij qyteti.

Aktorët e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, Shpëtim Selmani dhe Mikel Markaj do të punojnë me të rinjtë dhe të rejat e Obiliqit për më shumë se dy muaj, për të sjellë para publikut një shfaqje forum teatër.

Në takimin e parë të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” janë diskutuar disa nga temat potenciale që mund të trajtohen në shfaqje.

Ky aktivitet mbështetet nga cfd, dhe realizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në
bashkëpunim me Teatrin e Qytetit të Obiliqit.

 #artpolis #art #community #have #fun #training #forumtheatre #actors #performance #club #cfd 

You may also like