
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
21.02.2023
Më 21 shkurt, 2023 Artpolis ka themeluar Klubin Teatror në bashkëpunim me organizatën Handikos.
Artistët e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, Robert Nuha, Kaltrinë Zeneli, dhe Edlir Gashi do të punojnë së bashku me anëtarët/et e Handikos për më gjatë se dy muaj për të sjellë para publikut një shfaqje forum teatër.
Procesi i krijimit të shfaqjes dhe prezantimi para publikut do të jetë një hapësirë shumë e mirë për personat me aftësi të kufizuar që të shpërfaqin shqetësimet, por edhe kreativitetin e tyre.
Në sesionin e parë të mbajtur në Handikos tashmë janë diskutuar disa nga temat potenciale që mund të trajtohen në shfaqje.
Ky aktivitet mbështetet nga cfd, dhe realizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në bashkëpunim me Handikos.
#artpolis #art #community #have #fun #training #forumtheatre #actors #performance #club #cfd #handikos